Është mbajtur ceremonia e fillimit të punimeve në rrugën “Rruga e tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Lumi i Madh – Gojbulë.
Në këtë ceremoni ka marr pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se me këtë projekt po përfundon një nga rrugët më strategjike të vendit. Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi.
“Më vjen shumë mirë që pas një periudhe kohore të pritjes më në fund jemi në ditën e nisjes. Po nisim me pjesën e ndërtimit të segmentit të tashëm, por që këtë vit vetëm i ofrohemi Mitrovicës. Dihet se nuk do të ketë ndërprerje dhe do të vazhdojë deri në Mitrovicë. Është një nga rrugët më strategjike të vendit, po ashtu është një arterie që mund të lidh vendin me ekonominë e Serbisë e të vendeve tjera. Kuptohet për të arritur deri tek kjo ditë ne do t’i përfundojmë përgjegjësitë, do të hapim rruga. Po ashtu i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të na ndihmojnë në atë që nuk është në kapacitetin tonë, që të arrihet një marrëveshje me Serbinë , tha ai.
Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se po ndërtojnë rrugë që i lidhin qytetarët.
“Nuk ka diçka më të lumtur kur Qeveria e Kosovës investon në faktorin e zhvillimit ekonomik. Nuk ka kënaqësi më të madhe kur ne po ndërtojmë rrugë që i lidhin qytetet. Ne si Qeveri jemi të përkushtuar që të ndërtojmë rrugë me standarde evropiane. Ne jemi të përkushtuar që në çdo hapësirë të Kosovës të jemi dhe të mbështesim kërkesat e qytetarëve”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se vonesa në ndërtimin e kësaj rruge qytetarëve u ka shkaktuar shumë probleme.
“Sot është një ditë e gëzuar për qytetin e Vushtrrisë, qyteti më i vjet po bashkohet me autostradë me Prishtinën. Vushtrria dhe qytetarët e saj janë të njohur si njerëz punëtor dhe kanë pasur vështirësi lëvizje në këtë aks rrugor. Kërkesa ime e vetme është që kjo rrugë të përfundojë në afatin ligjor dhe të mos kemi vonesa. Nga ana e komunës do të ofrojmë çdo mbështetje për këtë projekt”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'