LAJMI I FUNDIT:

Fillon manifestimi i 13-të “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”

Fillon manifestimi i 13-të “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”

Kolegji ILIRIA, me iniciativë të studentëve dhe përkrahje nga Rinia Studentore e Kosovës, hapë manifestimin tradicional, “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2018”, me të cilin për 13-të vite rresht, shprehë respektin dhe dashurinë ndaj SHBA-ve dhe rolit të tyre të përhershëm, esencial dhe të pazëvendësueshëm në shtetndërtimin e Kosovës.

Aktivitetet e ndryshme kulturore e artistike, që zhvillohen në kuadrin e këtij manifestimi treditor, i dedikohen miqësisë shqiptaro-amerikane në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që ka dhënë qeveria amerikane dhe populli amerikan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.


Edhe këtë vit përgjatë tri ditëve, prej 20 deri më 22 nëntor manifestimi i madh “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2018”, përfshinë aktivitete si: Ekspozitë me piktura të piktorit të njohur Fatmir Krypa, Promovim i librit “Rrëfime Lirie” të autorit Shaqir Salihu, gazetar shumëvjeçar në “Voice Of America”, Vizitë në bazën kryesore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën komandën e KFOR-it në Kosovë, Kampi Bondsteel, si dhe shumë aktivitete të tjera.

Manifestimi “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, korrespondon me Ditën e Falënderimit apo Thanksgiving Day, të cilën populli amerikan, bashkë me rininë studentore dhe qytetarët e Kosovës e shënojnë dhe festojnë së bashku.

Edhe këtë vit për të 13-tin vit me radhë, RTV21, vazhdon të jetë sponzor medial i këtij manifestimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori