Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, kohët e fundit ka vlerësuar Chelsean për skuadrën dhe progresin e tyre gjatë sezonit 2024/25 nën drejtimin e Enzo Marescës, duke thënë se londinezët kishin cilësinë për të fituar Ligën Premier.

Megjithatë, edhe pse trofeu përfundoi në duart e Liverpoolit, Maresca duket se nuk është plotësisht dakord me këtë mendim.


I pyetur për komentet e Slot, trajneri italian u përgjigj: “Nuk i kushtoj vëmendje asaj që thonë të tjerët për ne".

"Është e lehtë të thuash se janë të përfshira më shumë klube. Nuk më pëlqen të luaj këtë lloj loje".

"Më pëlqen të përqendrohem te lojtarët e mi, të përpiqem të përmirësohem, dhe pastaj ata mund të thonë çfarë të duan”, shtoi trajneri italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app