Prej 19-25 tetor, në Kosovë shënohet “Techstars Startup Week” – Java e Bizneseve Fillestare, e përbërë nga shumë aktivitete, të cilat për synim kanë promovimin e ndërmarrësisë, bizneseve fillestare dhe nxitjen e përkrahjes institucionale vendore dhe ndërkombëtare.
Dita e parë e Javës së Bizneseve Fillestare (Startup) u shënua me tre ngjarje: 1) Takimi i akterëve të ekosistemit të bizneseve startup, në të cilin morën pjesë përfaqësuses të OJQ-ve, korporatave, odave ekonomike dhe donatorëve, me qëllim të diskutimit dhe bashkërendimit të veprimeve përballë sfidave; 2) Kampi pesë-ditor i themeluesve të bizneseve fillestare (Founders’ Bootcamp) – në të cilin po marrin pjesë 60 kompani; dhe 3) Vizita në Innovation Centre Kosovo (ICK), e Ambasadorit të ri Gjerman, Jörn Rohde dhe takimi i tij me komunitetin dhe përfaqësues të qendrës.
Ambasadori Rohde u prit në ICK nga Drejtori Ekzekutiv, Uranik Begu, stafi i qendrës dhe themeluesit e bizneseve startup, të cilat janë pjesë e inkubatorit të ICK-së. Gjermania është ndër përkrahësit më të mëdhenj të ndërmarrësisë dhe sektorit të TIK në Kosovë dhe vazhdon të jetë e përkushtuar në thellimin e mbështetjes për zhvillim të qendrueshëm ekonomik të vendit tonë.
Gjatë ditëve në vijim, Java e Bizneseve Startup do të vazhdojë me aktivitete tjera, përfshirë: Business Tuesday, Startup Grind me Google for Startups, Takim Informues për garën “Elevator Lab” dhe do të përmbyllet me garën tre-ditore “Startup Social Venture” nga ICK dhe UNICEF. Më shumë informata për ngjarjet e rradhës mund t’i gjeni KËTU. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?