LAJMI I FUNDIT:

Fillon Festivali tradicional i Folklorit, “Anadrinia jehon 2018”

Fillon Festivali tradicional i Folklorit, “Anadrinia jehon 2018”

Për 17 vjet me radhë, në javën e dytë të muajit maj, në kuadër të “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit”, në fshatin Dejnë ka filluar festivali tradicional “Anadrinia jehon”. Hapjen e festivalit e ka bërë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Mbështetja institucionale është e domosdoshme, ngase festivali ‘Anadrinia jehon’ është bërë tashmë institucion më vete. Banorët e kësaj zone duhet të ndjehen krenarë që me punën e tyre po arrijnë të mbledhin në skenë emra të njohur të kulturës e traditës popullore, vlera të shquara artistike nga krahina e ndryshme shqiptare, duke u bërë një shesh ku shqiptarët marrin e japin dhe ku çmojnë e vlerësojnë njëri-tjetrin”, ka thënë ndër të tjera në fjalimin e tij kryetari Latifi.


Festivali tani më tradicional, organizohet edhe në bashkëpunim me OVL e UÇK-së në Rahovec dhe këshillit organizativ të festivalit të udhëhequr nga Ervin Hoxha, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec.