LAJMI I FUNDIT:

Fillon festivali famëkeq në Kinë ku festohet duke ngrënë mish qeni (Foto)

Fillon festivali famëkeq në Kinë ku festohet duke ngrënë mish qeni (Foto)

Përkundër kërkesave të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, ka filluar edhe këtë vit në Yulin të Kinës, festivali ku festohet duke ngrënë mish qeni.

Megjithëse është thënë se do të ndalohet, autoritetet sërish nuk kanë bërë asgjë që të mbyten dhe të bëhen gati për pjekje mijëra qen, transmeton Telegrafi.


Raportet tregojnë se njëjtë sikur në vitet e mëparshme, këto kafshë po shiten të gjalla në treg, dhe si mish i pastruar nga kasapi.

Lider dhe figura të shquara botërore, kanë bërë presion për parandalimin e këtij organizimi famëkeq, por duket se nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim. /Telegrafi/