LAJMI I FUNDIT:

Fillon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

Fillon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

Në komunën e Malishevës ka filluar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, për të luftuar dhe parandaluar Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga Komuna e Malishevës, ku thuhet se dezinsektimi i zonave endemike, bëhet në bashkërendim të aktiviteteve në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike e ministrive përgjegjëse, ndërsa financohet nga Ministria e Bujqësisë.


“Dezinsektimi që ju sot po bëni, do të thotë shumë për të gjithë banorët, pasi zvogëlon mundësinë e thumbimeve nga rriqrat dhe me këtë zvogëlon edhe mundësinë e infektimit nga virusi i etheve hemorragjike krime kongo, i cili përcillet përmes rriqrave. Puna e juaj dhe e të gjithë të tjerëve që janë të angazhuar në luftimin e këtij virusi, është jetike për banorët të cilët potencialisht mund të preken nga ky virus”, tha kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Ndryshe, Komuna e Malishevës, si pasojë e prezencës së virusit të etheve hemorragjike krime kongo, që nga paslufta, ka qenë komuna më e prekur, ku si pasojë, deri në vitin 2013, kanë humbur jetën 18 qytetarë.

Sipas komunikatës së komunës së Malishevës, falë përkushtimit të vazhdueshëm të të gjitha institucioneve në luftimin e këtij virusi, tani është viti i shtatë që nuk ka raste të vdekjeve apo raste me infeksion nga EHKK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori