LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë t’i hapin restorantet e kafenetë, Policia arreston disa persona

Fillojnë t’i hapin restorantet e kafenetë, Policia arreston disa persona

Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka arrestuar disa persona për shkak se kanë hapur restorantet dhe kafenetë, e që është në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Hapja e restoranteve dhe kafeneve është paraparë të nisë në fazën e dytë, nga 18 maji dhe në formatin “merre me vete”.


Ndërkaq, varësisht nga situata epidemiologjike hapja e plotë e tyre pritet të bëhet në fazën e tretë, nga 1 qershori.

Bizneset që do të hapen në fazën e parë, dytë dhe tretë
Lexo po ashtu Bizneset që do të hapen në fazën e parë, dytë dhe tretë

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se hapje të restoranteve ka pasur në Prishtinë, Dragash, Vushtrri, Skenderaj.

Magjistralja Prishtinë – Gjilan, 11.05.2020 – 20:10. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se të njëjtit kishin hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rruga B, Prishtinë, 11.05.2020 – 20:10. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Ali Vitia”, Prishtinë, 11.05.2020 – 23:05. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr “Ali Vitia”, Prishtinë, 12.05.2020 – 00:15. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Dragash, 11.05.2020 – 22:30. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Fsh. Stanofc i Ulët, Vushtrri 11.05.2020 – 00:34. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare e cila nga njësiti policor është hasur brenda në një lokal duke punuar dhe duke shërbyer pije.  E dyshuara nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, ndaj të cilës është iniciuar lënda e rastit dhe e njëjta pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr “Ali Gashi”, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:00. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një kafiteri  ishte e hapur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.  Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti..

Rr “Ali Gashi”, Skenderaj, 10.05.2020 – 21:30. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se  një restorant në një pompë të derivateve ka punuar,  në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.  Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti.

Skenderaj, 10.05.2020 – 22:00. Policia gjatë patrullimit ka vërejtur se një restorant në një pompë të derivateve ka qenë i hapur, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.  Në konsultim me prokurorin kujdestar ndaj pronarit është iniciuar rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori