LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë reklamat e fund vitit, Dodge tregon makinën që do ta shfrytëzojë plaku i vitit të ri (Video)

Fillojnë reklamat e fund vitit, Dodge tregon makinën që do ta shfrytëzojë plaku i vitit të ri (Video)

Plaku i vitit të ri, do ta shfrytëzojë një Dodge me 707 kuaj fuqi, së paku bazuar në reklamë

Tashmë që Halloween përfundoi, kanë nisur reklamat e fund vitit dhe të gjitha kompanitë po përgatiten për shitjet më të mëdha të sezonit, përfshirë edhe të Premten e Zezë.


Për të hyrë në shpirtin e festave, Dodge e ka ndërtuar special për plakun e vitit të ri Dodge Challenger SRT Hellcat Redeye.

Makina që shihet në reklamë, ka pjesë të kombinuara ndërsa hapësirën e përparme e ka të hapur. Kjo makinë me 6.2 litra V7, do të prodhojë 707 kuaj fuqi.

Për dallim prej drerëve që e tërheqin karrocën ngadalë, ky Dodge i plakut të vitit të ri, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda, ndërsa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 320 kilometrave në orë. /Telegrafi/