LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë korrje-shirjet, gruri i Kosovës grumbullohet në M&Sillosi

Fillojnë korrje-shirjet, gruri i Kosovës grumbullohet në M&Sillosi

Me të filluar muaji korrik, filluan edhe korrje-shirjet.

7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie bereqetit të tokave të Kosovës, të cilat po grumbullohen në fabrikën me traditë të prodhimit, M&Sillosi.


Rreth 15 mijë bujq vendor, punojnë tokat e tyre anë e mbanë Kosovës, vetëm për të sjellë grurë të kualitiv të lartë në mullirin e M&Sillos.

Vetëm gjatë vitit të kaluar M&Sillosi ka bluar rreth 110 mijë ton grurë, nga të cilat janë prodhuar llojet e ndryshme të miellit.

Derisa këtë vit pritet të tejkalohet kjo shifër, megjithëse përfundimisht varet edhe nga ajo sa do të mund të grumbullohet grurë vendor dhe sa do të importohet.

Sipas raportit të korrje shirjeve të vitit 2021, vitin e kaluar, Kosova ka prodhuar rreth 274 mijë ton grurë.

Për fermerin Miftar Lahaj, këtë vit është hera e parë që po e dërgon grurin e tij në mullirin e M&Sillosit. Në një prononcim, Lahaj u shpreh shumë i kënaqur me kushtet e bashkëpunimit rreth dhënies së grurit që ishte mbjellë në rreth 63 hektarë tokë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Elfije Boletini
Kalo në kategori