LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë aderimet – analisti Abdullahu i bashkohet PDK-së

Fillojnë aderimet – analisti Abdullahu i bashkohet PDK-së

Analisti Faton Abdullahu ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Abdullahu ka thënë se ka arsye të shumta pse i është bashkuar kësaj partie, duke thënë se dyert e kësaj partie janë gjithmonë të hapura, transmeton Telegrafi.


“Unë jam i bindur se një Parti politike vlerësohet nga rrënjët. Unë ju besoj rrënjëve të PDK-së, sepse besoj tek vlerat e luftës, tek UÇK -ja. UÇK është margaritar i qytetërimit evropian. Në këtë pjesë të Evropës Kosova fitoi miq perëndimorë falë luftës së UÇK -së me pushkë në dorë. Falë kësaj lufte lëvizën kufijtë në Ballkan ato u shtynë tutje në të mirë të interesave evro-atlantike. Unë besoj palëkundshëm në këto rrënjë të PDK-së ashtu sikundër besoj se degët e këtij trungut edhe mund të krasiten për tu bërë më të mira e më të shëndosha. PDK më ka bindur sot më shumë se kurrë se aty ku ka popullizëm, aty ajo di të vendos pragmatizëm, aty ku ka frikacakë dhe hezitim, ajo di dhe mund të kthej guxim, aty ku ka zhgënjim, aty di të kthej shpresë e besim dhe aty ku ka ndarje e përçarje di dhe mund të kthej bashkim”, ka thënë Abdullahu në një konferencë për media.

Kujtojmë se Abdullahu ka qenë zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër gjatë vitit 2016/17.   /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori