LAJMI I FUNDIT:

Filloi revitalizimi rreth lokacionit historik të varrezave hebraike

Filloi revitalizimi rreth lokacionit historik të varrezave hebraike

Zyra e Bashkësisë Evropiane (BE), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Komuna e Prishtinës, si dhe partnerët e projektit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Cultural Heritage without Borders dhe përfaqësues të komunitetit, filluan sot punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Arbëri.

Sipas një komunikate të dërguar nga UNDP, këto varreza datojnë nga shekulli i 19-të kur komuniteti hebraik në Prishtinë numëronte rreth 1,500 anëtarë, duke shtuar se ky lokacion historik është i përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga qeveria e Kosovës.


“Punimet që do t’i implementojë projekti do të përfshijnë rehabilitimn e zonave rreth varrezave si dhe krijimin e një sheshi të vogël për aktivitete fetare në mënyrë që anëtarët e familjeve, pasardhësit dhe të tjerë të interesuar ta kenë qasjen sa më të lehtë. Vizitorët do të kenë mundësinë të lexojnë mbi historinë hebraike në Kosovë dhe në mënyrë specifike mbi historinë e këtij lokacioni në panelet që do të vendosen aty”, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, ky lokacion që do të restaurohet është njëri nga 18 sosh në tërë Kosovën si urat e Terëzive dhe Tabakut në Gjakovë, kisha e Shën Nikollës në Janjevë, kisha ortodokse e Shën Nikolla Tutic në Prizren, që do të rehabilitohen përmes projektit Dialogu Ndër-komunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori