LAJMI I FUNDIT:

Filloi fundjava e ndërmarrësisë në Kolegjin Universum

Filloi fundjava e ndërmarrësisë në Kolegjin Universum

Kolegji Universum vetëm se njihet për iniciativat e shumta që ndërmerr për zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë. Këtë radhë në Kolegjin Universum është duke u organizuar fundjava e ndërmarrësisë, e mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar ViseGrad e që ka për qëllim zhvillimin e ideve të reja dhe financimin e tyre.

Entrepreneurship Weekend ofrohet nga Fondi Ndërkombëtar Visegrad në bashkëpunim me Kolegjin Universum, Universitetin Szent Istvan (Hungari), Universitetin J. Selye (Sllovaki) dhe Universitetin Metropolitan të Pragës (Çeki)

Gjatë fundjavës së ndërmarrësisë perveç trajnerëve vendor, do të ketë edhe trajner nga Çekia, Sllovakia dhe Hungaria e të cilët do të përcjellin përvojat e tyre me qëllim që të përgatisin ndërmarrësit e rinj për sfidat dhe mundësitë me të cilat do të ballafaqohen.

Interesimi për këtë punëtori është i madh duke marrë parasysh se qëllimi i punëtorisë është që të fuqizojë ekosistemin ndërmarrës në Kosovë dhe të krijojë një sinergji në mes të investitorëve për të inspiruar investimin e përbashkët në sektorë të ndryshme. /Telegrafi/