LAJMI I FUNDIT:

Filkov kërkon nga Kosova ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviçit

Filkov kërkon nga Kosova ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviçit

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov tha sot se ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale “terrorizëm”. Siç ka sqaruar ai, këto dy kërkesa janë dorëzuar në Ministrinë e Kosovës dhe pritet një përgjigje.

Ai ka përmendur se për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq është kërkuar ekstradim nga Republika e Kosovës për herë të parë më 15 mars 2013, por është refuzuar.

“Për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin është kërkuar ekstradim nga Republika e Kosovës për herë të parë më 15 mars 2013. Kërkesa për ekstradim ishte refuzuar me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Për të dy ata është kërkuar sërish ekstradim më 5 shtator 2018”, shtoi Filkov.


Sipas Filkov më 8 tetor 2021 është marrë njoftim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës se Ismailoviqit i është refuzuar ekstradimi dhe për Demirin nuk ka pasur përgjigje.

“Në procedurë është dorëzuar gjithçka që është kërkuar nga autoritetet e Kosovës. Përgjigjet zyrtare nga Kosova për refuzimin e ekstradimit të Ismailoviqit janë dërguar dy herë, në shkurt 2016 dhe tetor 2021. Për Demirin ka pasur një përgjigje zyrtare nga Kosova në shkurt të vitit 2016. Pas gjashtë vitesh ne përsëri kërkojmë ekstradimin e tyre”, tha Filkov.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori