Filipçe: Vdekjet ndodhin për shkak se pacientët vijnë me vonesë për trajtim
Ministri i shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe ka folur sot për gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 në vend, nga një konferencë e jashtëzakonshme e planifikuar së bashku me kryetarin e komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Filipçe tha se Klinikën Infektive tha se ka ende kapacitete të lira të shtretërve, por duke pasur parasysh gjendjen me coronavirusin por bëhet riorganizim të kapaciteteve spitalore.
Në spitalin Kozle kemi shtuar kapacitetet për 40 shtretër, ndërsa po përgatitën edhe dy departamente në spitalin “8 Shtatorin”. Edhe në spitalet tjera po bëhen rritje të kapaciteteve si Kumanovë, Strumicë dhe Shtip.”
Në Tetovë, thekson Filipçe, ka mbi 100 krevat të lira, ndërsa ka 120 pacientë të shtruar.
Ministri theksoi se internistët privat i kan lutur që të punojnë në spitalet shtetërore. Filipçe tha se janë siguruar edhe numër i mjaftueshëm i testeve për coronavirus. Të premten, shtoi Filipçe, do të arrijnë 60 respiratorët dhe pajisjet mjekësore të dhuruara nga NATO.
“Propozim Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse ka kaluar në Komision, ndërsa tani pritet të votohet në Kuvend”, deklaroi Filipçe.
“Ligjin e kemi propozuar për shkak se duam t’i ikimi orës policore. Duhet të respektohen këto masa dhe është e mjaftueshme deri tani. Nëse respektohen masat, nuk ka nevojë për orë policore” tha Filipçe.
Filipçe shtoi se numri më i madh i të vdekurve është për shkak se pacientët janë me komorbiditet dhe se vijnë me vonesë për trajtim.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 22 vdekje nga COVID-19 në, që është rekord nga fillimet e pandemisë. Në vend deri dje (25 tetor) ka pasur 7408 raste aktive. Deri tani 919 qytetarë të vendit kanë humbur jetën kurse që nga fillimi, 26954 qytetarë janë prekur nga kjo pandemi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë