LAJMI I FUNDIT:

Filipçe përshëndetet me gazetarët: Faleminderit, patët rol të rëndësishëm në pandemi

Filipçe përshëndetet me gazetarët: Faleminderit, patët rol të rëndësishëm në pandemi

“Gazetarët patën rol të rëndësishëm në pandemi, ishin partnerë të ministrisë për të cilën gjithmonë do t’u jem falënderues”, kështu filloi njoftimin përshëndetës me gazetarët, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe, i cili po largohet për t’ia lëshuar vendin Bekim Sali të Alternativës, premtoi se raportet e mira me gazetarët do të vazhdojë t’i përkëdhelë edhe pas largimit nga pozita e ministrit.


“Raporti i tyre fer, korrekt dhe profesional kontribuoi që në kohë dhe saktë qytetarët të njoftohen për krizën. Ndërtuam raporte të shkëlqyeshme të cilat do të vazhdoj t’i përkëdhel edhe pas largimit nga kjo pozitë. Besoj se si Ministri vendosëm standard të ri në komunikim nëpërmjet informimit të vazhdueshëm dhe transparent të publikut. Sonte shoqërohemi në emër të bashkëpunimit të shkëlqyer”, shkroi Filipçe.