LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Masat dhanë rezultat

Filipçe: Masat dhanë rezultat

Ministri i Shëndetësisë dje theksoi se masat ishin mirë të dimenzionuara dhe dhanë rezultat për shkak se ka rënie të rasteve të reja dhe me këtë edhe rënie të numri të të hospitalizuarve.

“Duhet t’i falënderojmë qytetarët që i respektojnë masat parandaluese. Nuk kishte rritje të numrit për shkak të festave të vitit të ri si pasojë e grupeve. Tani jemi në një periudhë që duhet të shohim dhe vlerësojmë se çfarë do të rekomandojmë më tej. Masat varen nga gjendje epidemiologjike. Spitalet janë boshatisur. Më shumë se 50% e kapaciteteve të spitaleve në gjithë vendin janë bosh”, tha Filipçe.


Ai tha se në Klinikën Infektive ka shtretër të lirë pas një periudhe të gjatë dhe nga java e ardhshme kthehen në funksion disa reparte.

“Ne jemi në një gjendje stabile, po kjo nuk do të thotë se tani duhet të jemi më pak të kujdesshëm. I ndjekim numrat e rasteve të reja dhe hopsitalizimeve. Jemi të kujdesshëm për shkak se gjithçka është e mundshme”, tha Filipçe.

Sipas tij duhet të jemi të kujdesshëm për shkak se vendi mund të ballafaqohet me një valë të tretë ashtu siç është rasti me vendet tejra, por momentalisht, sipas Filpçes nuk ka shenja./Telegrafi/