LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Janë shëruar 91 përqind e punonjësve shëndetësor që ishin infektuar me coronavirus

Filipçe: Janë shëruar 91 përqind e punonjësve shëndetësor që ishin infektuar me coronavirus
Foto: Kanal 5

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook shkruan se 91 përqind e punonjësve të kujdesit shëndetësor që ishin infektuar me Covid-19 tani janë shëruar plotësisht.

“I uroj për guximin dhe angazhimin e tyre. Të tjerëve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shtoi Filipce në njoftim.


Filipçe mbrëmë për “Sitel” gjithashtu informoi se do të hiqet karantina shtetërore për personat që vijnë nga jashtë./Telegrafi/