LAJMI I FUNDIT:

Filatelia e Kosovës emeton pullën e re postare “30 Vjetori i Referendumit të Pavarësisë”

Filatelia e Kosovës emeton pullën e re postare “30 Vjetori i Referendumit të Pavarësisë”

Me rastin e shënimit të 30 Vjetorit të referendumit të pavarësisë, Filatelia e Kosovës më 26.09.2021, të dielën emeton emisionin e ri të pullës postare të titulluar: “30 Vjetori i Referendumit të Pavarësisë”.

Me imazhin e kësaj pulle postare, sipas komunikatës për medie, Posta e Kosovës nderon aktin sublim të vullnetit politik të popullit shumicë të Kosovës të shprehur në referendumin e datës 26 shtator 1991, për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, ngjarje  që u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare.


“Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute ishin deklaruar pro pavarësisë së Kosovës, me ç’rast u vërtetua edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të miratuara një vit më parë. Mbajtja e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale të vitit 1992, e dëshmuan përpjekjen e popullit tonë për një shtet demokratik”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se, “Populli ynë në vazhdimësi pati përpjekje për liri e pavarësi përmes politikës paqësore, ndërsa çlirimi i Kosovës nga pushtimi ish jugosllav u arrit më 12 qershor 1999, falë sakrificës së popullit me luftë çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja dhe të mbështetur nga NATO-ja”.

“Nga 17 shkurti 2008, Kosova u shpall shtetit i pavarur dhe sovran i njohur nga më se 117 shteteve mike. Filatelia e Postës së Kosovës, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të shpalos vlera të ndryshme që ka vendi  ynë, ajo përmes pullave postare me pamje të bukura mbresëlënëse po pasuron çdo herë fondin e saj, si dhe po promovon shtetin tonë kudo nëpër botë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori