LAJMI I FUNDIT:

Filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Cafo Boga: Korrupsioni, kanceri i ekonomisë – liderët ranë në provim për ta udhëhequr Kosovën

Filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Cafo Boga: Korrupsioni, kanceri i ekonomisë – liderët ranë në provim për ta udhëhequr Kosovën

Bankieri, kontabilisti, anëtarë i bordit të shumë korporatave amerikane dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Cafo Boga, mendon se liderët e deritashëm të Kosovës, kanë ra në provim për ta udhëhequr Kosovën ashtu si duhet, dhe për ta avancuar atë politikisht dhe ekonomikisht, kurse dialogun e deritashëm mes Kosovës dhe Serbisë, i shef të bëra në kushte të papjekura dhe jo në dobi të Kosovës.

Ai theksoi se Kosova ka një pasuri të dukshme që me një ekonomi të zhvilluar do dilte së shpejti nga çdo krizë, dhe do bëhej ndër vendet më të pasura në Ballkan, por, sipas tij, fatkeqësisht ekonominë e saj e ka kapluar korrupsioni dhe oligarkia që është e lidhur ngushtë me udhëheqësit e pushtetit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.


“Pra, korrupsioni është kanceri i ekonomisë, aty ku ka korrupsion ka kancer, aty ku ka kancer nuk ka shëndet”, tha Boga në një intervistë për Telegrafin.

Ai theksoi se këta që janë në pushtet do plaken apo do amortizohen si persona politik, dhe vendet e tyre do i zënë gjeneratat të reja të shkolluar mirë dhe që do dinë ta udhëheqin shtetit ashtu si duhet, dhe si e kërkon një demokraci e vërtetë, prandaj, ai thotë se është optimist dhe e sheh Kosovën me një të ardhme të mirë.

“Janë dy mënyra, që këta njerëz, pra elita politike në Kosovë të tërhiqen nga skena politike. Një mënyrë është që largohen me anë të votës duke mos i votuar më në postet e tyre, edhe pse kjo është shumë e vështirë sepse po këta e kontrollojnë procesin zgjedhor. Kurse mënyra e dytë është më forcë, por kjo e fundit është shumë e rrezikshme. Mendoj, se ndryshimet mund të bëhen pa force por do zgjati shumë kohë. Këta që janë në pushtet do plaken apo do amortizohen si persona politik dhe vendet e tyre do i zënë gjeneratat të reja të shkolluar mirë, dhe që do dinë ta udhëheqin shtetit ashtu si duhet dhe si e kërkon një demokraci e vërtetë. Prandaj, unë jam optimist dhe e shoh Kosovën me një të ardhme të mirë”, tha ai, duke shtuar se kjo situatë e deritanishme, jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë Ballkan, është problem që duhet ta zgjidhin Evropa dhe Amerika, sepse të dyja kanë treguar mungesë të menaxhimit të këtij tranzicioni.

Sipas tij, të dyja fuqitë botërore, nuk e kanë menaxhuar ashtu si duhet transformim post komunist në këtë rajon ashtu sikurse e patën menaxhuar rendimentin e Evropës perëndimore pas luftës së dytë Botërore me Planin Marshall.

Për këtë situatë, Boga thotë se mundemi të themi se Amerika është fajtore për mungesën e lidershipit, ndërsa Evropa për zbatim dhe kooperim më të ngushtë.

“Tranzicioni ka mundur të menaxhohet më mirë, andaj dhe jemi këtu ku jemi. Dua të them se nuk jam i sigurt nëse këtë e kanë bërë me qëllim apo pa qëllim, por sidoqoftë të dyja, si Amerika e po ashtu edhe Evropa, duhet ta nxjerrin vetën, edhe ne nga moçali që kanë krijuar në Ballkan”, tha ai.

Ndërkaq, sa i përket dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se të gjitha dialogjet e deritanishme me Serbinë, i sheh të bëra në kushte të papjekura dhe jo në dobi të Kosovës.

“Për të pas një dialog të mirëfilltë me Serbinë, ajo së pari duhet t`i plotësoj disa kushte primare:

1) ta pranojnë se ishin agresor dhe të kërkojnë falje për gjenocidin dhe spastrimin etnik që kanë bërë mbi popullin e Kosovës gjatë këtyre 150 viteve.

2) t`i paguajnë Kosovës dëmshpërblimin e luftës dhe akteve kriminele apo jo ligjore që kanë bërë mbi popullin Kosovar dhe territorin e saj, dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Vetëm kur t`i plotësojnë këto tre kushte atëherë mundemi të themi se janë pjekë kushtet për një bisedë bilaterale në mes këtyre dy shteteve te pambaruara”, tha ai.

Boga mendon se nuk ka kuptim të bisedosh me Serbinë për ndonjë çështje tjetër, për derisa ajo nuk të njeh si shtet the orvatet me të gjitha fuqitë që ka për të shtrirë përsëri nën kthetrat e saja.

“Çdo presioni që vjen nga jashtë duhet kundërvu me argumente se si janë zgjedhë probleme të tilla me parë në vende të ndryshme të Botës a sidomos në Evropë. Ne nuk duhet ta lejojmë veten kurrë të njihemi si fajtor edhe pse në fakt kemi qenë dhe jemi viktima e të padrejtësisë që është bërë mbi ne, jo vetëm nga Serbia por edhe nga vetë Evropa”, tha ai.

Në intervistën dhënë Telegrafit, që e plotë do të botohet së shpejti, Boga ka folur edhe për idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për ndryshimin apo korrigjimin e kufijve. Për këtë ai tha se, këto janë vetëm ca aventura apo pazarllëqe të bëra për interesin personal dhe asgjë e mirë nuk mundet te rrjedhë nga këto orvatje pothuajse personale

“Sikurse e ceka edhe me lartë, si mundet z. Thaçi apo kushdo tjetër të bisedoj me Serbinë për derisa ajo nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për çdo ditë mundohet ta acarojnë situatën në zonën e Mitrovicës veriore të cilën tenton t’ia bashkangjesë Serbisë. Sikurse e kanë quajtur edhe të tjerët, këto janë vetëm ca aventura apo pazarllëqe të bëra për interesin personal dhe asgjë e mirë nuk mundet te rrjedhë nga këto orvatje pothuajse personale. Fatkeqësisht historia e jonë është e mbushur me aventura te tilla, mjafton të përmendim Esat Pashë Toptanin dhe pazarllëqet e tija me Malazezët për t`i dorëzuar Shkodrën, apo Mbretin Zog dhe pazarllëqet e tija me Serbët që shkaktojë humbjen e Shën Naumit”, theksoi ai.

Përndryshe, në intervistë, Boga ka folur edhe për shumë çështje tjera, si për përvojën e tij në fushën bankare në Amerikë, për ditët e para të themelimit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro- Amerikan NNAC, se sa është unifikues komuniteti shqiptar në ShBA, Samitin e Diasporës, i organizuar nga kryeministri Edi Rama, për punën e deritashme në AUK, ku ai është nënkryetar i Universitetit AUK në Kosovë, kryetar i financave dhe anëtar i Bordit të AUK-ut, për hezitimin e diasporës për të investuar në trojet shqiptare, dhe shumë çështje të tjera./Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori