LAJMI I FUNDIT:

Fikni llambat në shtëpi, KESH kërkon bashkëpunim nga qytetarët në muajt e krizës

Fikni llambat në shtëpi, KESH kërkon bashkëpunim nga qytetarët në muajt e krizës

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energji.

Ajo këshillon fikjen e 2 llambave në banesa për 4 orë çdo ditë, në mënyrë që të harxhohet më pak dhe të paguhet një faturë më e lirë.


Në një kohë kur energjia është bërë malli më kërkuar dhe më i shtrenjtë në bursa shumë vende po përgatisin plan masash për përballimin e dimrit që mendohet të jetë i vështirë dhe me reduktimin e importit të gazit rus.

Dimri pritet të jetë i vështirë në sektorin e energjisë elektrike. Për këtë arsye, prodhuesit e energjisë kërkojnë që qytetarët e bizneset të kursejnë. E fundit është thirrja që vjen nga KESH, ku kërkohet të reduktohet koha e mbajtjes së llambave ndezur.

Institucioni shkruan se duke fikur 2 llamba për 4 orë çdo ditë, fatura e energjisë elektrike do të jetë më e ulët.

“Kjo do të përkthehet në 58.4 kw/h të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj”.

Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 Mw/h dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.

Në periudhën prill-qershor, përdorimi i energjisë është ulur me 2 për qind. /Telegrafi/