Figo i provokuar nga një tifoz i Barcelonës, portugezi ua kthen në mënyrë banale

Luis Figo, ish-futbollist portugez dhe këshilltar aktual i UEFA-s, pati një takim të pakëndshëm me tifozët e Barcelonës në Lisbonë.
Ndërsa kalonte pranë një grupi tifozësh jashtë një restoranti, njëri prej tyre e quajti tradhtar, duke aluduar në transferimin e tij të diskutueshëm nga Barcelona te Real Madridi në vitin 2000.
Figo nuk qëndroi indiferent - ai u përgjigj me një gjest provokues duke vendosur dorën në ijë, dhe më pas iu afrua në mënyrë agresive tifozit. Megjithatë, kur vuri re se po filmohej, u tërhoq prapa dhe u largua.
Figo mbetet një figurë e urryer në mesin e tifozëve të Barcelonës, siç konfirmohet nga deklaratat e ish-presidentit të klubit Joan Gaspart, i cili theksoi se tifozët nuk do ta falin kurrë për mënyrën se si u largua nga klubi.
Gaspart pretendon se Figo u largua si tradhtar dhe se nuk e vlerësoi dashurinë që i dhanë tifozët.
Incidenti më i famshëm ndodhi në vitin 2002 në Camp Nou, kur tifozët e Barcelonës hodhën objekte të ndryshme drejt tij pas rikthimit të tij si lojtar i Real Madridit, përfshirë një kokë derri, e cila u bë simbol i tradhtisë në futboll.
Kjo ngjarje mbahet mend edhe sot si një nga shprehjet më të ashpra të armiqësisë në historinë e El Clasicos. /Telegrafi/




















































