Këngëtarja e njohur, Fifi krahas angazhimeve dhe projekteve të reja, po shijon edhe një lidhje të re dashurie.

Pak kohë më parë, këngëtarja nga Ferizaj bëri zyrtare romancën me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.


Çifti më i ri më estradë nuk i kanë kursyer dedikimet për njëri-tjetrin që kur bën publike marrëdhënien dhe njëjtë ka vepruar edhe këngëtarja në një postim të radhës.

fifi.official.fr 275568018 507434907694025 8078416223977911251 n Foto: Fifi/Instagram

Teksa shihet tërë elegancë dhe në formë të mirë e veshur në kostum me ngjyrë të zezë të kombinuar me kapele dhe çizme të gjata ngjyrë rozë, Fifi në mbishkrim ka bërë një dedikim për partnerin që shihej prapa saj.

“Dashuri rozë, ty të kam krahë të zemrës”, ka shkruar krijuesja e hitit “Diell”, ndërsa etiketoi Adisin.

fifi.official.fr 275770034 282617020616927 5860701349522533185 n Foto: Fifi/Instagram

Kujtojmë që Fifi së fundmi tha se me Adisin u takua vetëm pak ditë pasi ajo u largua nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ndryshe, projekti I fundit I Filloreta Raçit (emri i plotë) është “Hëna” që erdhi në bashkëpunim me dy ish-banorët e tjerë të BB VIP, DJ PM dhe DJ Dagz. /Telegrafi/