LAJMI I FUNDIT:

FIFA publikon renditjen e re për Përfaqësuese: Brazili e para, Kosova dhe Shqipëria nuk ndryshojnë vend

FIFA publikon renditjen e re për Përfaqësuese: Brazili e para, Kosova dhe Shqipëria nuk ndryshojnë vend

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA ka përditësuar renditjen e re për Përfaqësuese pas përfundimit të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Ndryshimet më të mëdha zakonisht kanë ndodhur tek Përfaqësueset që kanë marrë pjesë në Kampionatin Botëror, me Brazilin që tani e sheh vetën në krye.

Pas brazilianëve në vendin e dytë është Kombëtarjae Argjentinës që është ngritur në pozitë, derisa e treta është Franca duke lënë mbrapa Belgjikën në vendin e katërt dhe Anglinë në vendin e pestë.


Në top 10-she ndodhen edhe Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Vlen të përmendet fakti se ngritje kanë pësuar edhe Maroku në vendin e 11-të, Zvicra në të 12-tin, SHBA në vendin e 13, derisa Gjermania pas një kohe të gjatë e sheh vetën në pozitën e 14.

Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka ndryshuar fare pozitë dhe mbetet në vendin e 66-të.

Pozicion nuk ka ndryshuar fare as Përfaqësuesja e Kosovës dhe e mbyll në pozitën e 107 vitin 2022.

Kujtojmë që futbolli i përfaqësueseve rikthehet në aksion në mars të vitit të ardhshëm me ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori