LAJMI I FUNDIT:

Fidani dhe Onufri, tandem i fuqishëm që premtojnë shumë

Fidani dhe Onufri, tandem i fuqishëm që premtojnë shumë

Ka më shumë se dhjetë vite që dy shokë nisën një aventurë që nuk e dinin se sa do të zgjaste. Miksimi me llaptop është një lojë që tashmë e dinë si ta bëjnë. Dhe, me këtë lojë po kënaqin mijëra njerëz. Fidan Guta dhe Onufër Avdiu nga Gjakova janë dy performues që funksionojnë si tandem.

Ata kanë bërë muzikë në të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe jashtë saj, ndonëse ka tre vite që janë edhe DJ rezidentë në klubin Hangover në Gjakovë.

Krejt kjo kishte marrë formë kur edhe kishin filluar punën në një radio të qytetit të Gjakovës, nga sezoni 2007/2008. Aty, filluan të bënin muzikë për shumë emisione dhe kështu njerëzit filluan të pëlqenin krijimet e tyre.


Më pas ata morën shumë oferta për të luajtur muzikë në vende të ndryshme në qytetin e Gjakovës, duke vazhduar që të zgjojnë kureshtjen edhe të shumë njerëzve edhe në qytetet tjera të Kosovës.

DJ Fidan Guta, thotë se vazhdojnë të luajnë si dyshe dhe planifikojnë të sjellin edhe shumë projekte të reja, verën që po vjen.

Që të dy tashmë janë në përgatitje të një seti muzikor, i cili do të jetë i gjatë më shumë se një orë. Fidani thotë se i ka munguar vendit një set i tillë, dhe është i sigurt se suksesi në një formë është i garantuar.

Përveç kësaj, Guta dhe Onufri po presin për ta përfunduar edhe një marrëveshje që tashmë kanë nisur të punojnë në të. Pa zbuluar emra, Guta tha se janë në biseda tashmë me një këngëtare shumë të njohur shqiptare dhe nëse arrijnë në një marrëveshje, që të dy do t’i bashkohen asaj nëpër koncerte.

“Po presim që të konfirmohet nga vetë këngëtarja, pasi që jemi në biseda. Shpresojmë se do të ndodhë kjo pasi që edhe suksesi është më i madh, kur je bashkë”, ka thënë Fidan Guta.

Dy DJ-të, ndonëse kanë shumë projekte përpara ata janë fans të muzikës ‘House’ dhe ‘Funky’. Me këto zhanre po e përcjellin pasionin për muzikën tek shumë të rinj, dhe kështu miksimi tashmë u është kthyer në profesion.

Në trend Magazina

Më shumë
Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram

Magazina
Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Magazina

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Kalo në kategori