LAJMI I FUNDIT:

Fidan Rama: Që nga viti 1996, raportet Kosovë-SHBA më të këqija se asnjëherë më parë

Fidan Rama: Që nga viti 1996, raportet Kosovë-SHBA më të këqija se asnjëherë më parë

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama thotë se Kosova nuk mund ta refuzojë asnjë marrëveshje që sjellin në tavolinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se që nga viti 1996 kur është hapur në Kosovë, Zyra amerikane, raportet asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të këqija.


Ai thotë se kërcënimi i njëanshëm amerikan për të tërhequr trupat është shumë i rëndë, përcjell Telegrafi.

“Zakonisht tërheqja e trupave bëhet në bazë të një protokolli SHBA-Kosovë apo lajmërohet NATO një vit më parë, por ky kërcënim i njëanshëm është i rëndë dhe dëmi tashmë është bërë”.

Rama thotë se fakt është që po ndodh një prishje e marrëdhënieve 60 vjeçare me Amerikën të ndërtuara me shumë mund.

“Janë shpenzuar edhe shumë para nga shqiptaro amerikanët për t’i ndërtuar këto raporte”.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të bëhet pavarësisht nëse largohet apo jo taksa.

Ai thotë se nuk janë të rastësishme as takimet që Presidenti Thaçi ka mbajtur me liderët e partive politike pas kthimit nga SHBA.

Fatos Lubonja për taksën: Shqiptarët janë të vetmit në Evropë që kanë servilizim të tejskajshëm ndaj Amerikës
Lexo po ashtu Fatos Lubonja për taksën: Shqiptarët janë të vetmit në Evropë që kanë servilizim të tejskajshëm ndaj Amerikës

Rama thotë se çfarëdo marrëveshje që sjallin SHBA-të në Kuvendin e Kosovës i merr 92 vota duke nënkuptuar votat e të gjitha votat e subjekteve politike përjashtuar ato të deputetëve të Vetëvendosjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori