LAJMI I FUNDIT:

Fatos Lubonja për taksën: Shqiptarët janë të vetmit në Evropë që kanë servilizim të tejskajshëm ndaj Amerikës

Fatos Lubonja për taksën: Shqiptarët janë të vetmit në Evropë që kanë servilizim të tejskajshëm ndaj Amerikës

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në raportet Kosovë-SHBA.

Lubonja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe në rastin e Kosovës gjithmonë kanë parë interesin e vet së pari.


“Bombardimet e NATO-s janë bërë për shkak të interesave amerikane për rreshtimin e Serbisë kundër saj”.

Lubonja thotë se amerikanët edhe në ndryshimin e kufijve të Kosovës treguan se vënë së pari interesin e tyre.

Analisti thotë se nuk ka vetëm një Amerikë por janë disa të tilla, përcjell Telegrafi.

“Ka një Amerikë të Trumpit dhe një të demokratëve. Edhe brenda demokratëve ka dy Amerika, një të Bidenit dhe një të Sandersit”.

Lubonja thotë se ka dyshime se ideja e ndryshimit të kufijve të Kosovës ka ardhur nga Amerika.

Ai thotë se “shqiptarët janë i vetmi vend në Evropë që kanë një servilizim dhe nënshtrim të tejskajshëm ndaj Amerikës”.

Analisti thotë se fakti që ndodhën bombardimet në Kosovë, duhet të ketë mirënjohje ndaj Amerikës.

Por sipas tij ashtu si çlirohet një fëmijë nga prindi edhe një popull duhet të çlirohet nga varësia e të tjerëve.

Lubonja thotë se duhet merren parasysh edhe interesat e evropianëve pasi sipas tij edhe Kosova synon të bëhet pjesë e këtij unioni.

Ai thotë se vendimi i Qeverisë Kurti ka qenë shumë i arsyeshëm dhe nuk mund të bëhet fjalë për anti-amerikanizëm.

“Nëse kërkohet që vetëm shqiptarët të japin e serbët asgjë, këtu ka një problem”.

Lubonja thotë se këto kërcënime po ndodhin për faktin se na konsiderojnë shqiptarëve si popull shumë të brishtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori