LAJMI I FUNDIT:

“Fiction Fest”, edicioni i dytë

“Fiction Fest”, edicioni i dytë

Festivali i Prozës Artistike, “Fiction Fest”, me datat 8, 9 dhe 10 nëntor 2019, e zhvillon edicionin e tij të dytë. Organizator kryesor i këtij festivali është Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”, ndërsa organizator ndihmës është “Europe House.”

Mbrëmja e parë dhe hapja do të mbahet me datën 8 nëntor, në ora 19:00, në ambientet e “Europe House” (rr. UÇK, nr. 90, te Qafa, përballë Komunës së Prishtinës i njohur si ish-objekti i ProCredit Bankës). Në mbrëmjen e parë do të paraqiten: Roland Orscik, Rrahman Paçarizi, Erenestina Halili, Ilire Zajmi, Albin Mehmeti dhe Shefqet Bylykbashi.


Mbrëmja e dytë mbahet me datën 9 nëntor, në ora 19:00, në ambientet e njëjta ku do të paraqiten: Roland Bartezko, Agron Tufa, Agron Y. Gashi, Ilire Zajmi, Jasna Dimitrijeviq dhe Elida Rrusta.

Ndërkaq, në ditën e tretë, më 10 nëntor, shkrimtarët do ta vizitojnë Janjevën, ku në ora 12:00, në shtëpinë-muze të Shtjefën Gjeçovit do të ketë lexime të prozës artistike nga shkrimtarët pjesëmarrës.

Në të tri datat, mysafirët do të kenë rastin të bashkëbisedojnë me shkrimtarët për artin dhe projektet e tyre.