Me datat 18, 19 dhe 20 dhjetor 2024, Teatri i Qytetit të Gjilanit do të organizojë Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme, një ngjarje që bashkon komunitetet përmes artit.
Sipas një njoftimi për media, ky festival do të prezantoj shfaqje teatrale të përgatitura nga nxënësit që kanë ndjekur trajnime dy mujore me trajnerë profesionistë të teatrit.
“Ky festival, që i bashkon pesë shkolla të mesme nga qyteti i Gjilanit dhe komunat e Kamenicës dhe Preshevës, do të shfaqë shfaqje teatrale të përgatitura nga nxënësit, të cilët kanë kaluar dy muaj trajnime intensive me trajnerë profesionistë të teatrit”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se pjesëmarrja në një festival të tillë është një përvojë unike për nxënësit dhe publikun.
“Pjesëmarrja në një festival teatri si ky nuk është vetëm një mundësi për nxënësit që të shfaqin aftësitë e tyre artistike, por gjithashtu një mundësi për të mësuar dhe kuptuar thelbin e artit teatral, përfshirë proceset krijuese që ndodhin prapa skenës”, theksohet tutje.
Gjatë trajnimeve, nxënësit kanë pasur mundësinë të mësojnë për aspekte të ndryshme të teatrit, si regjia, skenografia, kostumografia, muzika, koreografia, dizajni i dritave dhe rekuizitat.
“Ata janë mundësuar të provojnë kostumet që do të përdoren në shfaqjet e festivalit, duke përjetuar ndjesinë e transformimit dhe ndikimin e kostumeve dhe grimit në karakteret e tyre, si dhe në atmosferën që krijohet në skenë”, thuhet më tej në njoftim.
Risia e këtij edicioni qëndron në përfshirjen e shkollave nga Kamenica dhe Presheva, duke nxitur bashkëpunimin dhe integrimin e rinisë nga këto tri komuna.
“Ky festival do të shërbejë si një urë lidhëse mes nxënësve dhe mësuesve, si dhe si një mundësi për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve edukative në këto zona. Nëpërmjet artit dhe kulturës, festivali promovon një mesazh të fuqishëm për përfshirje dhe unitet ndërmjet rinisë nga tri komuna të ndryshme”, thuhet në përfundim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Vitisë me projekt të ri për përmirësimin e furnizimit me ujë

Komuna e Kamenicës ndan mirënjohje për gratë që kanë dhënë kontribut në sektore të ndryshme

Kryeministri Kurti së bashku me ministren Nagavci dhe kryetarin Hyseni vendosin gurthemelin e çerdhes së re në Gjilan

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës