LAJMI I FUNDIT:

Festivali i parë i muzikës xhaz në Arabi

Festivali i parë i muzikës xhaz në Arabi

Në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, dje në mbrëmje nisi festivali i parë i muzikës xhaz.

Festivali i organizuar nga Komisioni saudit i Zbavitjes, i formuar në vitin 2016 në kuadër të projektit të politikave të hapjes ku do të shpenzohen 66 miliardë dollarë, do të zgjasë tri ditë.


Festivali filloi në një klub golfi në Riad, ku pjesëmarrja ishte shumë e madhe. Atje do të performojnë grupe muzikore vendase dhe të huaja.

Në agjendën e publikuar nga Komisioni i Zbavitjes për vitin 2018, njoftohet se janë projektuar të paktën 5,000 aktivitete në 56 qytete.

Në dhjetor të vitit 2017, Ministria saudite e Informacionit dhe Kulturës vendosi licencimin e kinemave.

Në një takim në Riad, më 24 tetor të vitit të kaluar, princi i kurorës Muhamed bin Selman premtoi se do ta kthente vendin e tij drejt një Islami të moderuar. /ATA/