LAJMI I FUNDIT:

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Gruan, me pjesëmarrje edhe të dy filmave nga Kosova

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Gruan, me pjesëmarrje edhe të dy filmave nga Kosova

Prandaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së bashku me “Un Women” në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Shqipëri, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Gruan.

“Ky festival sjell një mesazh të fortë, si një domosdoshmëri në trajtimin problematik nëpërmjet artit dhe kinematografisë. Kjo e fundit krijon një impakt emocional, që mund të ndikojë në shtresëzimin e një kulture kolektive. Do doja që të shfrytëzoja rastin për të gjitha institucionet, publike dhe private, që të bashkojnë forcat edhe të krijojnë mundësi financiare për të mbështetur iniciativa të tilla. Dita e festës së grave mos të jetë një ftesë që merr trajtën e piknikut, por të trajtohet edhe në forume të tilla, siç është kinemaja”, ka tha Ilir Butka, drejtor i Qendrës Kinematografike Kombëtare të Shqipërisë.


“Ajo që dua të theksoj është se nuk është vetëm Festivali i Gruas në Shqipëri, por që kjo është një temë universale, që ndodh në çdo vend të botës. Vëmendja ndaj dhunës ndaj grave edhe vajzave duhet që të jetë një prioritet në Shqipëri, sepse një ndër dy gra ka përjetuar të paktën një formë dhune gjatë jetës së saj. Vetëm vjet 5000 raste janë raportuar në polici. Në rajonin e Ballkanit Shqipëria është vendi me prevalencën më të lartë të dhunës me bazë gjinore, sidomos në zonat rurale”, deklaroi Giuseppe Belsito, përfaqësues i “Un Women”.

Dokumentare dhe filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, nga kineastë vendas dhe të huaj, do të shfaqen falas në Kinema Milenium.

Në mesin e filmave që do të marrin pjesë janë edhe këto realizime nga Kosova: “Tri dritare dhe një varje” i regjisorit Isa Qosja dhe “Ajo” e regjisores More Raça. Filmat e tjerë të huaj janë “Die Fremde”, “Jaha’s Promise”, “ Netizens” dhe “Ivan”. /Shqiptarja/