Të mërkurën në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut do të luhen ndeshjet e javës së 16-t, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë derbi shqiptar Shkëndija – Shkupi, që luhet në Tetovë, njofton Telegrafi.
Kjo ndeshje merr më shumë rëndësi nga shkaku se pas shumë viteve do të jenë në një përballje direkte të dy ekipeve dhe dy tifo grupet e Shkëndijës dhe Shkupit, “Ballistët” në këtë rast si nikoqir dhe “Shvercerat” që do të realizojnë udhëtimin në Tetovë. Kujtojmë se dy tifo grupet kishin marrëdhënie të shkëlqyera deri në një moment kur kjo u prish pas mosmarrëveshjeve që patën gati për dhjetë vite.

Edhe pse para dy viteve dy tifogrupet kishin shtrirë dorën e pajtimit, nuk kishte asnjë udhëtim në asnjërin realicion Shkup – Tetovë dhe anasjelltas. Dhe kur nesër luhet ndeshja, përkoi të jenë në festat e Nëntorit, ndërsa “Ballistët” iu kanë bërë thirrje “Shvercerave” para disa ditësh që të udhëtojnë në Tetovë, duke shkruar në faqen e tyre në Facebook: “Andaj në rast se ka dëshirë tifo grupi mysafir të udhëtojë në mënyrë të organizuar, ka kushte që të sistemohen në tribunën përballë Marshin Beqirit. Kërkojmë edhe nga klubi jonë që të pranojë tifozët mysafir, në rast se të njëjtët dërgojnë kërkesë për udhëtim”.
Këtë e ka mirëpritur edhe tifo grupi nga Shkupi, të cilët po me shkrim në faqen e tyre në Facebook kanë njoftuar se nesër do të jenë prezent në Tetovë. “Të mërkurën në Tetovë për të festuar festat e Nëntorit. Nisemi nga parku i Çairit në ora 11:00”, kanë shkruar “Shvercerat”.

Natyrisht që ky lajm i ka gëzuar të gjithë shqiptarët, të cilët kanë komentuar pozitivisht këtë ribashkim të tifo grupeve shqiptare duke thënë se ky bashkim i gjen shumë të bashkuar para festave të nëntorit, dhe u jep fund njëherë e përgjithmonë ndarjeve që ishin të panevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë