LAJMI I FUNDIT:

Festat e fundvitit, ndjesitë e humbjes dhe roli i ndihmës psikologjike

Festat e fundvitit, ndjesitë e humbjes dhe roli i ndihmës psikologjike
Foto: Ilustrim

Festat e fundvitit shihen si një periudhë gëzimi ku njerëzit janë të rrethuar nga dashuria dhe ngrohtësia. Përtej ngrohtësisë që sjellin festat, nevoja për t’i pasur pranë më të dashurit sjellë në kujtesë edhe ata që nuk janë më në mesin tonë.

Kështu deklarojnë qytetarë për kp, derisa psikologë e sociologë flasin për efektet që sjellë një ndjenjë e tillë.


Kështu për psikologun Kristjan Halilaj, në disa raste ditët festive mund të sjellin boshllëk dhe ankth.

Halilaj thotë se kur dikush humb një familjar, ai ndjen një boshllëk.

“Kur dikush humb një familjar në jetën e tij, ajo që e ndjejnë është një boshllëk dhe një mangësi brenda vetes, kështu që njeriu në vetvete është i predispozuar për ta mbuluar boshllëkun që ndjen. Atë formë e kërkon në mënyra të ndryshme. Ne si psikoterapistë iu ndihmojmë për të plotësuar boshllëkun me virtyte, vlera dhe me një kuptim më të thellë mbi veten e tij në këtë mënyrë që t’i tejkalojë emocionet negative, emocionet e dëshpërimit e të mërzisë dhe të ringritet përsëri me arsyen që të vazhdojë të jetojë.

Për të identifikuar anët e tij më superiore në mënyrë që të mos izolohen edhe të mos kenë ndjenja depresive për të kujtuar arsyen e vërtetë që e motivon e të gjejë zgjidhje për të shfaqur potencialin e tij si individ”, tha ai.

Halilaj thotë se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për lindjen dhe vdekjen si proces të natyrshëm dhe si hap të parë duhet të mësojnë se si të shkëputen nga mendimet negative.

“Së pari, është e nevojshme të ndërgjegjësohen për lindjen dhe vdekjen si proces të natyrshëm dhe si të pandalshme nga vetë fuqia e njeriut. Kështu që në momentin që ndërgjegjësohemi, atëherë predispozohemi për t’i marrë përgjegjësitë që na takojnë. Kur humbasim një familjar në jetën tonë, shpeshherë ndjejmë përgjegjësi mbi vdekjen e tij apo mbi mendimet se çfarë do të mund të kishim bërë më shumë përgjatë kohës që ai ka qenë gjallë.

Në momentin që fillojmë të mendojmë diçka të tillë, atëherë mund të merr përgjegjësi mbi vdekjen. Ndërgjegjësimi apo kuptueshmëria që ne nuk jemi përgjegjës, për vdekjen e njerëzve të tjerë e që ne nuk kemi fuqi në jetëgjatësinë e dikujt tjetër, është një hap i parë për t’u shkëputur nga mendimet negative dhe mendimet dëshpëruese mbi lidhjen tonë me njerëzit është fillimi i ndërgjegjësimit dhe i vlerësimit të vetes tonë dhe fillimit të marrjes së përgjegjësisë të gjërave që na takojnë”, u shpreh ai.

Ndërkaq sociologu Gani Xërxa thotë për KosovaPress se në këto raste duhet të mendojmë gjëra të bukura në lidhje me personat që kemi humbur duke mos e prishur atmosferën festive.

“Ndikon në aspektin e tyre emocional. Ne e dimë që festat zakonisht e kanë për qëllim t’i mbledhin njerëzit për t’i socializuar mes vete dhe çdo humbje e ndonjë të afërmi apo familjari ndikon negativisht, apo i bënë të ndihen më mallëngjyeshëm në ditët festive kur pritet të gjithë të jenë të lumtur… Duhet ta kuptojmë që jeta vazhdon dhe të mendojmë të vazhdojmë tutje. Të gjitha ato ndjenja emocionale apo të mërzisë, sa më shumë mundohemi t’i konservojmë dhe të mendojmë për gjërat e bukura lidhje me atë familjar apo atë të afërm që e kemi pasur dikur. Pra, ta kthejmë në njëfarë gëzimi të brendshëm dhe të mos i kujtojmë me mërzi ata persona dhe me emocione të ndryshme duke e prishur atmosferën festive, duke ndikuar te të tjerët mos te them për të keq”, shtoi ai.

Ndërsa, qytetari Ramadan Azemaj thotë se me humbjen e një personi të dashur është shumë e rëndë të kremtohen ditët festive.

“Sigurisht që është rëndë, me gjithë faktin dihet se Viti i Ri ka qenë kënaqësi për ta pritur me të gjithë anëtarët e familjes, tani të humbet një i afërm është shumë e rëndë, dhe nuk e di se si e feston”, tha ai.

Se në ditët festive kujtohen më të dashurit e thotë edhe qytetari Jakup Halili.

“Gjithmonë ndjejmë dhimbje për atë person, gjithmonë kemi brenga për të se nuk e kemi në mesin tonë, por është proces i natyrës, prandaj duhet të pajtohemi”, u shpreh ai.

Gjithashtu edhe Mendrit Ramadani shprehet se ata persona kujtohen gjithmonë me nostalgji.

“Është një mungesë e madhe dhe ndihet gjithmonë ajo mungesë edhe nëse nuk e ke parë kurrë, gjithmonë të kujtohet dhe është një kujtim nostalgji”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori