Festa e lojtarëve të Bayern Munich pas shpalljes kampion të Gjermanisë

Bayern Munich është shpallur kampion i Gjermanisë, kur i kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar.
Ky është titulli i tetë me radhë, ndërsa i 30-ti në histori të klubit.
Bayern Munich e nisi kampionatin me trajner Niko Kovacin, i cili qëndroi deri në xhiron e 10-të, kur humbi 5-1 nga Eintracht Frankfurt.
Nga ajo xhiro në krye të skuadrës erdhi Hansi Flick, që i renditi fitoret dhe është ndër më meritorët që Bayern Munich është kampion, në finale të Kupës së Gjermanisë dhe pothuajse çerekfinalist në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores së sotme me shumë mund ndaj Werder Bremen që po lufton për mbijetesë, festa ishte e tëra për lojtarët e Bayern Munich.

Edhe pse pa tifozë në stadium, ata veshën fanellat e kampionit dhe përshëndeten drejt vendit ku zakonisht qëndrojnë përkrahësit e tyre.

Bayern Munich mbetet klubi më i madh në Gjermani, ku trofetë janë kthyer në rutinë për këtë klub. /Telegrafi/
























































