LAJMI I FUNDIT:

Festa e Bajramit në pandemi, dyert e xhamive të mbyllura për besimtarët

Festa e Bajramit në pandemi, dyert e xhamive të mbyllura për besimtarët

Myslimanët anembanë botës sot kremtojnë njërën nga festat kryesore të islamit, e që është Kurban Bajrami. Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rrezikut të përhapjes së saj, falja e namazit të kësaj feste nuk lejua të bëhet nëpër xhamitë e Kosovës.

Derisa ora shënonte 06:03 minuta kur edhe ishte koha për faljen e namazit të Kurban Bajramit përveç ezanit, në xhamitë e kryeqytetit nuk pati besimtarë për ritualet fetare.


Për 50 vite çdo namaz të Kurban Bajramit e ka falur në xhaminë “Sulltan Mehmeti” në Prishtinë, por kremtja e sotme të moshuarin Riza Syla e gjeti para dyerve të kësaj xhamie.

Kishte ardhur për t’u falur por ai nuk u lejua ta kryejë këtë obligim e këtë lajm ia kumtuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kishin dal për t’u kujdesur për zbatimin e masës për mos falje të Kurban Bajramit.

“Kam ardhur, por nuk qenka askush. Këtë vendim nuk po e shoh të mirë shkurt edhe shqip ku e gjetën ditën e Bajramit me i vendos këto masa me i mbyll xhamitë, nga erdhi kjo…me çka po e shërojnë këtë virus? Me paracetamol. Çfarë virusi është ky? Virus dhe grip i përgjithshëm… Në këtë xhami qe 50 vite falna”, thotë ai.

E pa xhemat falja e Kurban Bajramit u bë edhe në xhaminë në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Interesimi për t’u falur në xhami nuk kishte munguar por ishin anëtarët e Këshillit të kësaj xhamie që iu kishin treguar besimtarëve se kjo nuk ishte e lejuar.

Idriz Pllana, njëri nga anëtarët e Këshillit në xhaminë në “Dardani” e mirëpret vendimin për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhami, kjo pasi sipas tij gjendja me COVID19 në vend po rëndohet nga grumbullimet e shumta.

Ai tha për KosovaPress se disa qytetarë shprehen interesim për ta falur namazin, por që nuk mundën të hynin brenda pasi dera ishte e mbyllur.

“As në këtë xhami por edhe në asnjë xhami nuk është falur Kurban Bajrami…E falënderojmë myftiun e Kosovës i cili ka dhënë urdhër për mos t’u falur se vetëm dje kanë qenë 16 të vdekur, kjo është një humbje shumë e madhe e popullit tonë. Për arsye pse është ndal Bajrami e dinë ata më mirë, meqenëse është preventive për mos mu fal se po tubohen shumë njerëzit. Ka pasur (interesim për faljen e namazit) por nuk kanë hyrë brenda asnjë sepse ka qenë dera e mbyllur, vetëm tre vetë të Këshillit të xhamisë në ‘Dardani’ e kemi falur bashkë me imamin”, tha Pllana.

Si pasojë e rritjes së madhe të numrit të personave të vdekur nga COVID19 si dhe të infektuar nga kjo pandemi gjatë ditëve të fundit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka pezulluar faljen e namazit të Bajramit si dhe të gjitha ritet fetare për 10 ditët e ardhshme në të gjitha xhamitë e vendit.

Po ashtu përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori