LAJMI I FUNDIT:

Fertiliteti femëror, katër faktorët e rrezikut

Fertiliteti femëror, katër faktorët e rrezikut

Shanset për të mbetur shtatzënë gjatë viteve të fundit po pësojnë rënie. Kjo lidhet ngushtë edhe me mënyrën e jetesës që bën gruaja. Dietat e paekuilibruara, pirja e duhanit dhe pirja e alkoolit krijojnë vështirësi tek gratë të cilat dëshirojnë të bëhen nëna.

Disa prej faktorëve që shfaqin rrezik:

Mbipesha – Kilogramët e tepërt apo dietat e tepruara ndikojnë në prodhimin e hormoneve të cilat krijojnë vështirësi për të mbetur shtatzënë. Ekspertët këshillojnë një peshë të shëndetshme, dietë të ekuilibruar dhe ushtrime të moderuara. Vetëm në këtë mënyrë mund të rrisni shanset tuaja për të patur fëmijë.


Kimikatet – Ekspozimi ndaj kimikateve, ndotësve dhe pesticideve deri në 29% mund të zvogëlojë aftësinë e një çifti për të patur fëmijë. Në mënyrë të veçantë janë identifikuar 15 kimikate që favorizojnë fillimin e menopauzës së hershme. Ndër këto ka edhe kimikate të pranishme në paketimin e produkteve të ndryshme për kujdesin apo tek produktet personale, si parfumi.

Pirja e duhanit – Zvogëlon shanset e mbetjes shtatzënë, pasi ndikon negativisht në sistemin endokrin. Sipas Shoqërisë Amerikane të Mjekësisë Riprodhuese, duhani është përgjegjës për 13% të të gjitha rasteve të infertilitetit.

Alkooli – Konsumimi i më shumë se një gote alkool në ditë rrit rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve të ovulacionit. Përveç kësaj një studim suedez ka treguar se më shumë se 7.000 gra kanë bërë ndërhyrje të riprodhimit, pasi konsumimi i alkoolit i ka bërë agresive, duke humbur çdo lloj kontrolli mbi veten. /Telegrafi/