Ferronikeli s’e lë Morinën të dorëhiqet

Por, Berisha, në emër të klubit, nuk më lejoi, ngase ma konfirmoi besimin e mëtutjeshëm të kryesisë. Ai më potencoi se kryesia e klubit e vlerëson pozitivisht punën time, angazhimin e futbollistëve, dhe se fajtori i rezultateve është më gjithëpërfshirës”, tha për Arenën Morina. Në anën tjetër, edhe drejtori i këtij klubi, Arton Berisha pohon se fajtor i rezultateve negative nuk është Morina.
“Po, jam takuar me Arbnor Morinën. Ai më tha se jam i gatshëm të japë dorëheqje, por, unë as që e lejova ta bëjë një gjë të tillë, sepse kemi konstatuar se fajtor i rezultateve nuk është trajneri. Ne e kemi vlerësuar punën e tij, angazhimin e lojtarëve, por kushtet në përgjithësi po ndikojnë, sidomos po na mungon fati, sepse po luajmë mirë, por rezultatet assesi nuk po i arrijmë”, u shpreh Berisha. /Tribuna/Telegrafi/




















































