Ai ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, ndërsa këtë për Tribuna e konfirmoi drejtori i klubit, Arton Berisha.

“Ne jemi takuar me Karahodën dhe ia kemi ofruar kushtet tona. Atij i kanë pëlqyer ato dhe pothuajse jemi marrë vesh. Karahoda sipas të gjitha gjasave edhe në edicionin e ardhshëm do të luaj për klubin tonë, teksa kontrata pritet të nënshkruhet gjatë ditëve të ardhshme. Ne e kemi konsideruar gjithmonë atë si synimin kryesor të afatit kalimtar, ndaj jemi të gëzuar”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app