LAJMI I FUNDIT:

Ferrarin e 200 mijë eurove, e përplas për sallonin për prerjen e flokëve (Foto)

Ferrarin e 200 mijë eurove, e përplas për sallonin për prerjen e flokëve (Foto)

Lima Shen nga Ilinoisi i Shteteve të Bashkuara, e ka përplasur Ferrarin e sapo blerë për 200 mijë euro, për vitrinën e sallonit ku i preu flokët.

Studenti 18-vjeçar ka qenë duke u larguar me shpejtësi, kur e ka humbur kontrollin mbi modelin 488 GTB, transmeton Telegrafi.


Megjithatë nuk ka marrë ndonjë lëndim, i ka shkaktuar më se 20 mijë euro dëme veturës së prodhuar në Itali.

Për fat të mirë, ai është përplasur për mur dhe vetëm se i ka thyer xhamat e lokalit, e nuk ka hyrë brenda. Me këtë rast do të mund të pësonin shumë njerëz që ndodheshin brenda në ato momente.

Pos dëmit të veturës dhe dëmshpërblimit ndaj sallonit, Shen do të gjobitet dhe të testohet sërish për lejen e vozitjes. /Telegrafi/