LAJMI I FUNDIT:

Ferrari do të sjellë gjatë këtij viti edhe tri modele të reja

Ferrari do të sjellë gjatë këtij viti edhe tri modele të reja

Koha më e mirë, për ata që janë adhurues të makinave Ferrari, pasi kanë mundësi të shohin disa modele atraktive

Tashmë dihet se gjatë këtij viti, Ferrari do t’i sjellë më shumë se pesë modele, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi italian, deri më tani i ka prezantuar F8 Tributo dhe zëvendësin e 488 GTB, super-makinën hibride SF90 Stradale. Mbesin edhe tri modele te reja që do të vijnë gjatë këtij viti, dy prej të cilave pritet t’i shohim shumë shpejtë.

Louis Camilleri është drejtuesi i përgjithshëm në Ferrari, që ka njoftuar se dy modele të reja do të vijnë në shtator, por nuk ka treguar për datat e caktuara. Të dyja do të shfaqen brenda dy jave, në Fiorano Circuit që zhvillohet në Maranello të Italisë.

Sipas të gjitha gjasave, në këtë aktivitet do ta shohim makinën e parë SUV nga Ferrari, Purosangue me të cilën do rivalizojë me Lamborghini Urus dhe Aston Martin DBX.

Kjo makinë me 650 kuaj fuqi, nuk pritet të del në treg para vitit 2022. Gjatë shtatorit, ka mundësi ta shohim edhe Ferrari 812 Superfast me tavan të hapur, me motorin 6.5 litra që pritet të prodhojë 789 kuaj fuqi.

Vetura të cilën do ta sjellë Ferrari më vonë gjatë vitit, ende nuk dihet, por mendohet se mund të jetë zëvendësi i Dino, që pritet të jetë një model shumë më i mirë. /Telegrafi/