LAJMI I FUNDIT:

Ferrari shumë i rrallë që mund të shitet në ankand për miliona euro

Ferrari shumë i rrallë që mund të shitet në ankand për miliona euro

Vetëm katër makina të tilla, janë në tërë botën

Muajin që vjen do të zhvillohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, Monterey Car Week ku Bugatti do ta prezantojë një hiper-makinë, që është pjesë e një edicioni të limituar, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk do të jetë makina më e shtrenjtë dhe ekzotike e këtij organizimi, ku do të del në shitje edhe një Ferrari shumë i rrallë. Ofertat pritet të jetë disa milionëshe, për Ferrari 250 GT Series 1 Cabriolet, të prodhuar më 1958.

Ajo që e bën të veçantë këtë makinë, është se i përket koleksionit prej 40 GT Series 1 Cabriolet, ndërsa është vetëm një nga katër që ka pjesë të përfunduara nga Pininfarina.

Në to përfshihen dritat dhe fryrjet në pjesën e përparme, si dhe disa pjesë anësore. Kombinim është bërë edhe me ngjyrën e zezë në pjesën e jashtme, derisa brendia ka ngjyrë të gjelbër.

Pronarin e parë, kjo makinë e ka pasur aktorin Prince Alessandro “Dado” Ruspoli nga Roma, që është një nga klientët më të famshëm të kompanisë.

Me këtë makinë, Dado ka shëtitur personazhe të famshme si Salvador Dali, Brigitte Bardor dhe Pablo Picasso, derisa e shiti pas një kohe dhe deri në vitet e 80-ta, ka pasur disa pronarë.

Tani që është në pronësi të Gooding & Company, pritet të shitet në ankand për rreth tetë milionë euro, pasi është një model shumë i pëlqyeshëm. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori