LAJMI I FUNDIT:

Ferrari prezantoi më në fund super-makinën hibride me 986 kuaj fuqi (Foto)

Ferrari prezantoi më në fund super-makinën hibride me 986 kuaj fuqi (Foto)

Më i fuqishmi Ferrari, është modeli SF90 Stradale që ka edhe motor elektrikë

Super-makina e fuqishme hibride, e dyta nga kjo kompani pas LaFerrari që u prezantua më 2013, është prezantuar më në fund, pikërisht në kohën e festimit të 90-vjetorit të themelimit të devizionit garues Ferrari Scuderia, transmeton Telegrafi.

Ky është Ferrari më i fuqishëm që është krijuar ndonjëherë, që ka edhe motorë elektrikë, ndërsa e ka formatin V8 për dallim prej atyre të mëparshme që ishin V12. Që të sigurohet se SF90 Stradale, e ka edhe pamjet e duhur që të përshtatet me përformancën, Ferrari ka punuar në dukjen sa më estetike, që ka një stil të ri dizajnimi.

Në mënyrë që ta tejkalojë paraardhësin në aspektin e përfomancës, i është vendosur motori me 4.0 litra V8, që mund të prodhojë 769 kuaj fuqi. Falë tre motorëve elektrikë, njëri prej të cilëve e ndihmon qarkullimin e pjesës së përparme, si dhe dy tjerave anash, kapaciteti rritet edhe për 217 kuaj fuqi shtesë, duke e rritur n 986 kuaj fuqi kapacitetin e përgjithshëm.

Me mundësinë e tërheqjes me të katër rrotat, Ferrari SF90 Stradale shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë për 2.6 sekonda, 200 kilometra në orë i arrin për 6.7 sekonda, ndërsa matja e shpejtësisë ndalohet në mënyrë elektronike, kur të ketë arritur në 340 kilometra në orë.

Sistemi i brendshëm i avancuar, në kombinim me aerodinamikën e lartë, mundësojnë që ky Ferrari të arrijë shpejtësinë enorme. Mirëpo, inxhinierët që punuan në SF90 Stradale, kanë punuar që të ketë disa nivele shpejtësie dhe të vozitet të forma të ndryshme si eDrive apo Hybrid, në mënyrë që të përshtatet edhe për shoferë me më pak eksperiencë.

Deri tani, Ferrari nuk ka bërë të ditur çmimin që do ta ketë SF90 Stradale, por askush nuk mendon se do të jetë e lirë të blehet një super-makinë me përformancë kaq të lartë. /Telegrafi/