Shumë shpejtë, mund ta lansohet një Ferrari super i shpejtë që nuk ka tavan

Xhiroja e prodhimit në Ferrari është thuajse e njëjtë – prezantohet një model i ri, kthehet në makinë me tavn të hapur, vjen si pjesë e një edicioni të limituar, ka mundësi të ketë edhe një version të vetëm dhe përsëritet gjithçka, transmeton Telegrafi.

Shumica e V8 që kane motor në mes, janë kthyer nga Ferrari gjatë këtyre dekadave, në makina që pjesën e sipërme e kanë të hapur, mirëpo jo edhe modelet V12 Grand Tourer. Mirëpo, që nga viti i kaluar, ka pasur lajme se mund t’i largohet tavani i një prej modeleve më të mira, që është 812 SuperFast.

Bazuar në burimet e Ferrari Chat Forums, kompania italiane ka shpërndarë ftesa për një organizim privat që zhvillohet gjatë muajit shtator, ku edhe do të prezantohet kjo makinë e fuqishme.

Mësohet se Ferrari do të organizojë dy organizime të tilla më dz dhe tetë shtator, ku ka vetëm të ftuar special, të cilëve do t’ju merren telefonat, që të mos shkrepet ndonjë fotografi, e cila do rridhte më pas në internet.

Largimi i tavanit, nuk pritet ta bëjë Ferrari 812 SuperFast, më të dobët se që është, duke i mundësuar sërish që të arrijë shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për sekonda dhe të jetë sërish veturë shumë e mirë. /Telegrafi/