LAJMI I FUNDIT:

Ferrari Monza SP1 dhe SP2 prezantohen gjatë një organizimi privat (Foto)

Ferrari Monza SP1 dhe SP2 prezantohen gjatë një organizimi privat (Foto)

Makinat e stilit të vjetër që kanë një dhe dy ulëse, dukeshin shumë më bukur se që pritej

Prodhuesi italian ka dhënë shpesh lajme, se do t’i sjellë këto dy modele të veçanta, por ueb-faqja zyrtare shpalosi më shumë se që duhet të shihnim, transmeton Telegrafi.


Tani që pritjes i ka ardhur fundi, mund të shohin të gjithë modelet SP1 Dhe SP1, gjë që patën mundësi vetëm një numër i vogël të ftuarish, në një organizim privat.

Këto makina janë bazuar në të njëjtat që Ferrari i prodhoi gjatë viteve të 50-ta, kryesisht te 250 Testa Rossa, por të rejat kanë prekje moderne, si fibrat e karbonit dhe teknologjia e lartë.

Nën kapak e kanë të vendosur motorin e Ferrari 812 Superfast, që në formën standarde ka 6.5-litra V12 me 789 kuajfuqi.

Modeli SP1 e ka një ulëse, kurse SP2 ka dy ulëse dhe nëse e trashëgojnë motorin prej 812 Superfast, atëherë pritet që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijnë për 2.9 sekonda. Specifikat dhe statistikat tjera të prodhimit ende nuk janë bërë të ditura, por as çmimi.

Duke pasur parasysh se vijnë nga edicione shumë të limituara të Ferrarit, ka mundësi që tashmë janë shitur të gjitha njësitë. /Telegrafi/