LAJMI I FUNDIT:

Ferrari 488 dëmtohet keq pas përplasjes me një Mazda CX3 (Foto)

Ferrari 488 dëmtohet keq pas përplasjes me një Mazda CX3 (Foto)

Në Sandton të Afrikës së Jugut, një Ferrari ka marrë dëmtime të rënda, pas përplasjes me një Mazda. Kjo e fundit duket se ka konstrukt shumë më të fortë, pasi i dëmtoi komplet pjesën e përparme modelit 488 GTB, transmeton Telegrafi.

Nuk ka mbetur pa dëmtime as CX3, por ato janë në pjesën anësore dhe shumë lehtë të riparueshme.


Ende nuk dihet se kush ka qenë fajtori në këtë përplasje, ndërsa është përfolur më shumë për strukturën e veturave në këto rrethana. /Telegrafi/