Ferrari zbuloi modelin 430 Scuderia në Panairin e Automobilave në Frankfurt në vitin 2007.

Vetë Michael Schumacher ishte i pranishëm për të debutuar këtë veturë të mrekullueshme të prodhuar në Maranello.


E përfunduar me ngjyrën e kaltër, kjo 430 Scuderia specifike besohet të jetë e para e prodhuar ndonjëherë.

Fillimisht e zotëroi Ferrari, pastaj kaloi në duart e një koleksionisti privat... dhe tani mund të jetë e juaja.

Ferrari 430 Scuderia numero uno ofrohet për shitje nëpërmjet Aatelier M.

Vetura ka vetëm 23,000 kilometra në kilometrazhin e saj dhe duket se është në gjendje perfekte. /Telegrafi/