Reperi nga Gjilani, Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismajli, prej disa ditësh kanë nisur pushimet.

Si destinacion të udhëtimit të tyre, çifti kanë përzgjedhur një nga resortet luksoze në Mal të Zi.


Dyshja po shijojnë pushimin e parë së bashku me vajzën e tyre, Ninën, e cila erdhi në jetë në muajin prill.

241314420 464161222037901 6117823355767752743 n Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Së fundmi ka qenë modelja shqiptare që ka ndarë disa imazhe të reja nga pushimi i tyre përfshirë këtu një edhe me Feron.

Bukuroshja nga Kumanova ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në rroba banjo, për të cilat komentohet edhe mjaft shumë.

"Kohë e vlefshme", ka shkruar ajo.

241313317 168791358718665 1800375128338922389 n Arbenita Ismajli (Foto: Instagram)

Komplimentet ndërkohë në pjesën për komente nuk munguan as nga miqtë e fansat e çiftit.

Theksojmë që Fero dhe Arbenita këtë vit po ashtu i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë. /Telegrafi/