Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka konfirmuar besnikërinë e tij ndaj Blaugranës në një intervistë për Mundo Deportivo.

Duke folur nga kampi stërvitor i Spanjës, 22-vjeçari andaluzian komentoi spekulimet për një transferim të mundshëm te Chelsea, duke theksuar ëndrrën e tij të gjatë për të pasur sukses te Barcelona.


Pavarësisht interesit të madh nga klubi i Ligës Premier javën e kaluar, Lopez e bëri të qartë se largimi nuk ka qenë kurrë një opsion.

“Prioriteti im ka qenë gjithmonë të jem te Barça. Arrita kur isha 12 vjeç; ëndrra ime ishte të arrija ekipin e parë. Është lajkatuese të shohësh interes nga klube të tjera, por gjithmonë kam pasur idenë të qëndroj dhe të kem sukses këtu”, deklaroi Lopez.

Ky vendim ka kënaqur tifozët katalanas, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale dhe mediat me thirrje që López të qëndrojë në klub. Mesfushori pranoi mbështetjen e madhe nga adhuruesit.

“Që kur u bashkova me ekipin e parë, jam ndjerë shumë i dashur nga katalanasit. Është vlerësuar që jam një lojtar i rëndësishëm për Barçën”, ka thënë ai.

Lidhja e tij me klubin, e ndërtuar gjatë një udhëtimi dhjetëvjeçar në La Masia, u theksua edhe nga trajneri kryesor Hansi Flick, i cili ka lavdëruar “zemrën e Barçës” të López. Mesfushori e përforcoi këtë si një faktor kyç në vendimin e tij.

“Ka qenë shumë e rëndësishme sepse gjithmonë kam luftuar për të luajtur për Barçën. Qëllimi im është të qëndroj këtu”, nënvizoi mesfushori. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app