LAJMI I FUNDIT:

Fermerët në Rahovec thonë se janë në prag të falimentimit, kërkohet ndërhyrja e shpejtë e shtetit

Fermerët në Rahovec thonë se janë në prag të falimentimit, kërkohet ndërhyrja e shpejtë e shtetit

Dëmet e shkaktuara në bujqësi kapin vlerën miliona euro si pasojë e pandemisë COVID-19. Ndër komunat më të prekura është edhe ajo e Rahovecit.

Fermerët e kësaj ane nuk kanë ide se çka do të bëhet me prodhimet e tyre këtë vit, ku si pasojë e pandemisë janë mbyllur tregjet dhe një numër i prodhimeve kanë mbetur pa u shitur.


KosovaPress ka qëndruar në këtë komunë, për t’i parë nga afër dëmet. Dy ishin kërkesat e fermerëve, mbështetje nga qeveria dhe hapje e tregut.

Fermeri Beslim Popaj, i cili merret me kultivimin e patates, thotë se nuk kanë pranuar asnjë ndihmë nga qeveria, deri sa theksoi se hapja e tregut në Rahovec është më se e nevojshme.

“Kemi pasur një sipërfaqe prej 25 ari, me patate të cilat janë mbjell me 15 janar, tash jemi në maj që e kanë kaluar atë fazën për t’u shitur, kështu që të gjitha ka mbetur këtu. Qeveria asgjë, ajo është hutuar pas firmave të mëdha dhe për bujqësi hiç. Ne kërkojmë hapjen e tregut në komunën tonë, e jo na të shkojmë që t’i shesim produktet tona në Prizren e Prishtinë, duke e pasur këtu Rahovecin, ma afër dhe pa shpenzime”, thotë ai.

E fermeri tjetër, Behar Haxhimustafa, thotë se dëme në bujqësi kanë pasur nga ngricat edhe tani nga pandemia.

“Prej pandemisë shumë jemi në minus, sidomos që ka pasur edhe ngrica edhe tregu nuk është i hapur, problemet janë shumë të mëdha. Patatja është dalë, nuk kemi ku t’i shesim”, deklaroi Haxhimustafa.

Kurse, Agron Haxhimustafa, kërkon ndihmë nga qeveria, në të kundërtën ai thotë se do të falimentojnë.

“Qeveria me na ndihmuar mirë kishte me qenë, përndryshe ne falimentuam krejt. Pa na ndihmuar qeveria nuk mundemi me mbijetojmë. Tregu patjetër duhet të hapet, shpresojmë se në qershor hapet”, thotë ai.

Ndihmë nga Qeveria ka kërkuar edhe kryetari Smaj Latifi, i cili ka thënë se fermerët duhet të futen në Pakon Emergjente, pasi që janë dëmtuar shumë nga pandemia.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative

Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative

UBT
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut

Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut

Ekonomi
Kalo në kategori