Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.K. zyrtar policor dhe të pandehurit F.R. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale fajdeja nga neni 343 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.R. i dyshuar për veprën penale fajdeja nga neni 343 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri K.K. në muajin maj 2017 ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit tjetër.
“Në atë mënyrë që i ka dhënë 20.000 euro para F.M. me kamatë mujore prej 3 %, i cili ka paguar kamatë çdo muaj nga 600 deri në 800 euro, duke përfituar shumën totale prej 17.800 euro si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor në shumë prej 20.000 euro, për çka është detyruar të marrë edhe një shumë tjetër prej 15.000 euro me kamatë nga një person i quajtur Xh. i cili jeton në shtetin e Norvegjisë, duke pësuar dëm pasuror mbi 30.000 euro”, bëhet e ditur në njoftim.
“I pandehuri F.R. dyshohet se në Ferizaj ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që në intervale kohore brenda vitit 2017-2018 i ka dhënë 22.000 euro para në shërbim të dëmtuarit F.M., duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 24.300 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor. Ndërsa gjatë vitit 2017-2018 dyshohet se ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që në disa raste i ka dhënë 7.000 euro para në shërbim të dëmtuarit A.N, duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3.500 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor, duke përfituar mbi 27.800 euro”, thuhet në njoftim.
Ndërsa i pandehuri B.R. dyshohet se në muajin prill të vitit 2018 në Ferizaj, ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që i ka dhënë 10.000 euro para në shërbim të dëmtuarit A.N., duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3.000 euro , si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor.
“Gjykata ka vlerësuar se është përmbushur kushti për caktimin e paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak të përcaktuar sipas dispozitave të KPPRK-së, duke vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, se në këtë çështje penale nuk janë dëgjuar i dëmtuari në cilësi të dëshmitarit, por edhe dëshmitarë tjerë që mund të dëgjohen gjatë zhvillimit të hetimeve, e nga këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendeshin të pandehurit në liri mundë të fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale, përkatësisht mund të ndikoj tek të dëmtuarit-dëshmitarët, apo edhe tek të pandehurit tjerë, andaj ka arsye për të besuar se të njëjtit po të gjendeshin në liri mund të pengojnë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, vijon njoftimi.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.K dhe F.R., e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin B.R. dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe